Vizita e Ramës në Greqi, Klosi: Kemi patur probleme teknike për gjetjen e sallës

0

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka folur për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Greqi ku do të zhvillojë një takim me shqiptarët që jetojnë në shtetin fqinj. në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Klosi tha se ai së bashku me disa deputetë të tjerë socialistë ka udhëtuar drejtë Athinës ku dhe ka gjetur sallën ku do të zhvillohet takimi. Po ashtu Klosi thekson se me sallën ka patur vetëm probleme teknike, por asnjëherë me qeverinë greke.

“Para se ta bënim publikë të gjithë turin e takimeve unë personalisht së bashku me dy-tre kolegë kemi qenë në Athinë. Vizituam dy-tre salla, ramë dakord për sallën, patëm një takim me drejtuesit e ambientit, patëm takim me përfaqësues të shtetit grek dhe morën të gjitha dakordësit dhe pastaj bëmë publik datën. Pra, të gjitha i kemi bërë në një linjë zyrtare paraprakisht. në momentin që ne filluam organizuam, ne kontaktuam në të gjithë komunitetin shqiptar në Greqi, filloi kjo histori e sallës, përsëri ishim para dy ditësh në Athinë. nuk kemi patur asnjë çedim nga ndryshimi i ambientit. Realisht po organizohet një takim me 10 mijë qytetarë dhe vetëm kjo sallë mund t’i mbante të gjithë së bashku. Aty filloi problemi i parë që kishte të bënte teknikisht, në asnjë moment nuk kemi patur negativitet nga zyrtarët e shtetit. Deri tani nuk kemi asnjë problem zyrtar me Greqinë.” tha Klosi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu