Vjedhja e shtetit 1.2 mln euro/ Karamuço: Çalon hetimi, është e paqartë cili është roli i secilit të arrestuar

0

Vjedhja e 1.2 mln eurove në shtet nga tre zyrtarë të Ministrisë së Financave, është temë diskutimi këtë të mërkure në “Top Story”.

Teksa ka analizuar situatën, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, është shprehur se kjo histori çalon shumë dhe është ende e paqartë, pasi ka vetëm akuza të përgjithshme dhe nuk specifikohet shkelja që ka bërë secili prej tyre.

Karamuco: Është e paqartë, prona publike vijon të jetë në punë të vet. Në momentin kur ne akuzojmë një person për shpërdorim detyre do të thotë se kemi dështuar me të gjithë veprat e tjera korruptive për ti përdorur. Kush është shpërdorimi i detyrës së tyre, është ende një pikëpyetje e madhe, shpërdorimi është një dispozitës shumë komode për akuzën për prokurorë-t, por çalon se hetimi nuk është i shëndetshëm dhe i bazuar mirë. Është shumë e paqartë ende në mënyrën si është hetuar, nuk dihet roli i gjithësecilit mbase është dhe e shpejtë dhe e freskët dhe nuk ka të dhëna të mjaftueshme./TCh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu