Vjen i nxehti përvëlues. Sinoptikanët: Ja deri kur do të zgjasë vapa e padurueshme

0

Bëhuni gati pasi temperaturat në fundjavë dhe ditët në vijim do të jenë 38 gradë.

Sipas sinoptikanëve, Tirana dhe qytetet si Lezha apo Gjirokastra do të jenë me temperatura ekstreme aspak tipike për muajin Qershor.

“Përjashtuar zonat malore, ku pritet që të kemi dhe prezencë të pakët të vransirave dhe të rreshjeve të shiut. Për sa i përket vlerave termike pritet që në fundjavë, vlerat maksimale të shkojnë deri në 37-38 gradë Celsius, që në fakt janë vlera relativisht më të larta, se vlerat e muajit Qershor. Pritet që edhe fillimi javës të jetë me vlera, të cilat do të jenë 37-38 gradë Celsius”.

Ky i nxehtë pritet të zgjasë edhe në ditët e para të Korrikut.

“Këto temperatura pritet që të na shoqërojnë edhe ditët e para të muajit Korrik, duke bërë që të kemi kështu më shumë kthjellime dhe prezencë të lartë të vlerave termike në territorin shqiptar. Vlera të cilat dhe për muajin Korrik janë vlera relativisht më të larta, 1 deri në 2 gradë më të larta, se vlerat normale”.

Edhe pse jemi në situate pandemie, mjekët rekomandojnë plazhin, prandaj të gjithë ju mund të zgjidhni bregdetin për të shijuar këtë fundjavë.

Por gjithmonë duke krijuar distancë mes njëri-tjetrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu