Vlora Çitaku ministre në qeverinë ‘Rama 3’, çfarë thotë Enver Hoxhaj për miken e afërt të Thaçit

0

Prej disa ditësh janë shtuar zërat se ministrja e jashtme në qeverinë “Rama 3” do të jetë Vlora Çitaku, një prej personave të afër të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, dhe mike e familjes së kryeministrit Edi Rama.

Lajmi u konfirmua dhe nga gazetari Milaim Zeka, i cili komentoi dhe vizitën që Çitaku kishte pasur në Tiranë pak ditë më parë, dhe ku mendohet se është takuar kokë më kokë me Ramën.

Lidhur me këto zëra, kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj thotë se nuk është takuar me Çitakun që të bisedojë për këtë.

“Nuk jam takuar me Çitakun që të bisedojmë se çfarë po raportohet nëpër media”, tha Hoxhaj në emisionin “Prime” të RTK-së.

Ndërsa thotë se po të vendosej Çitaku në krye të ministris së Punëve të Jashtme të Shqipërisë do të ishte mirë.

“Do të ishte mirë nëse ndodh, por nuk kam ndonjë informatë”, shtoi Hoxhaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu