Vlora prej ditësh nën pushtetin e flakëve, Leli: Situata po stabilizohet

0

Prej disa ditësh në Vlorë janë aktive disa vatra zjarri, që kanë djegur sipërfaqe të madhe me bimësi dhe po rrezikojnë edhe banesat e qytetarëve.

Kryebashkiaku Dritan Leli ka dalë vetë në terren mëngjesin e sotëm për të vëzhguar nga afër situatën, teksa njofton se ndërhyrja e helikopterëve ka filluar të stabilizojë gradualisht gjendjen e rënduar që përfshiu Karaburunin.

“Nga Dukati, po shohim këtë mëngjes një dritë shprese që njësoj si për natyrën vlen edhe për sakrificën e atyre dhjetëra djemëve të Zjarrëfikëses, Ushtrisë, përfaqësuesve të Zonave të Mbrojtura dhe Bashkisë Vlorë. Mbërritja e helikopterit të Forcave të Armatosura, për të ndërhyrë në fikjen e zjarreve nga ajri, ka filluar të stabilizojë gradualisht gjendjen e rënduar që përfshiu Karaburunin në ditët më të nxehta të korrikut”, shkruan Leli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu