Vlorë/ Ja sa persona me COVID-19 nuk do të lejohen të votojnë nesër

0

Në të qarkun e të gjithë Vlorës nuk do të mund të votojnë nesër për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare 202 persona, të testuar pozitiv me COVID 19 së bashku me kontaktet e tyre.

Sipas raportimeve nga ky qark në bashkinë e Vlorës 53 prej tyre janë të infektuar me Covid-19, ndërsa 127 të tjerë janë kontakte të tyre, të cilët janë të izoluar.

Në bashkinë Himarë 2 prej tyre janë aktiv dhe 5 persona kontakti, ndërsa në bashkinë Selenicë 4 persona janë të prekur me koronavirus ndërsa 11 janë persona kontakti.

Sipas vendimit të Komitetit Teknik të gjithë personat e prekur me COVID 19 dhe kontakte të ngushta të tyre nuk do të lejohen të shkojnë në qendrat e votimit, rrjedhimisht nuk do të kenë as të drejtën e votës.

Sot në vend numërohen 23 625 të infektuar me Covid 19.

infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu