Vodhën sasi të mëdha parash në një lokal në Gramsh, arrestohen 2 shtetas

0

DVP Elbasan

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh kapën dhe ndaluan shtetasin S. M., 20-vjeç, pasi dyshohet se në datën 16.02.2022, në bashkëpunim me shtetasin E. LL., 25-vjeç, banues në Tunjë, Gramsh (i arrestuar më datë 18.02.2022), ka vjedhur një sasi parash dhe produkte të ndryshme në dyqanin e shtetases L. K.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan shtetasen V. M., 50-vjeçe, banues në fshatin Dasar, Cërrik, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së saj të mitur.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan proceduan penalisht shtetasin H. Ç., banues në fshatin Kodra Bujaras, Elbasan, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu