Vodhi makinën e gruas që e kishte harruar ndezur/ Ja si ndodhi ngjarja ku mbeti i plagosur 35-vjeçari shqiptar

0

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që shkaktoi panik në orët e para të mëngjesit në Athinë. Mediat greke kanë mësuar se një shtetas shqiptar që kishte grabitur një makinë nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar dhe qëlloi me armë ndaj tyre. Shqiptari i kishte grabitur makinën Peugeot 308 të bardhë një nëne që me nxitim për të shoqëruar fëmijën në shkollë kishte lënë motorin ndezur dhe çelësat në motor.

Diçka e tillë u shfrytëzua menjëherë nga 35-vjeçari shqiptar që e pa duke dalë dhe sapo nëna u largua, ai mori makinën dhe u largua. Gruaja shkoi në polici dhe denoncoi sekuestrimin e automjetit të saj. Por fatmirësisht brenda makinës ajo kishte lënë çantën dhe celularin dhe ky i fundit ishte i pajisur me GPS. Policia e ndoqi shqiptarin dhe sapo ai hapi derën për të hipur policia i bëri thirrje që të ndalonte, por ai i injoroi thirrjet e tyre dhe u largua. Por policia sërish u përpoq ta ndalonte dhe shqiptari qëlloi me armë ndaj tyre dhe në këtë moment edhe policia hapi zjarr ndaj tij duke e plagosur shqiptarin i cili tani ndodhet në spital.
Ngjarja nisi në një shkollë në Vouliagmeni dhe përfundoi në rrugën Marnis dhe makina u parkua jashtë një shkollë në Vouliagmeni. Ndërkohë mësohet se 35-vjeçari shqiptar ishte i dënuar për vjedhje dhe drogë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu