Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi nga Elbasani ku u testua votimi elektronik ka thënë se qytetarëve u garantohet 100% fshehtësia e votës permes pajisjes elektronik.
Për gazetarët ai tha se përmes pajisjes elektronike ndalohet votimi familjar teksa iu bëri thirrje votuesve të tre bashkive që pa hezitim të marrin pjesë në votim për kandidatët apo partitë
Celibashi: Në Elbasan, Kamzë dhe Vorë votimi do të bëhët përmes pajisjes elektronike. Nga pikapamja e sigurisë, kjo pasjisje ka siguri 100%, nuk ka asnjë lloj mënyre dhe mjeti për të identifikuar votën.
Do doja ti ftojë votuesit të tre bashkive që pa hezitim të marrin pjesë në votim për kandidatët apo partitë. Pajisja dhe sistemi i ka të gjitha garancitë. Pajisja është shumë e thjeshtë në përdorim. Është një sistem që e lehteson procesin e votimit.
Nëse ka një gjë që ky sistem e ndalon është votimi familjar. Kemi sjell në Elbasan në 3 pika, në Vorë 1 dhe në Kamëz 2 . Ftoj partitë politike që të nxisin votuesit për të ardhur dhe testuar këto pajisje.
Do të shikojmë si do të rezultojnë në këto bashki, do të jetë me sukses ky projekt.
100 sigurohet fshehtësia e votës, nuk ka asnjë lloj mjeti për të identifikuar vullnetin e votuesit.