Ballina AKTUALITET “Votoni kundër Lindita Nikollës si kryeparlamentare/ Porositë e Bashës për deputetët demokratë. 

“Votoni kundër Lindita Nikollës si kryeparlamentare/ Porositë e Bashës për deputetët demokratë. 

0

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pak pas përfundimit të seancës së parë të Kuvendit, ka mbledhur grupin parlamentar demokrat.

Në mbledhje është diskutuar se çfarë qëndrimi do të mbahet në seancën e sotme, të parashikuar që të nisë në orën 17:00.

Basha iu ka kërkuar deputetëve që të votojnë kundër zgjedhjes së Lindita Nikollës në krye të Parlamentit, e cila u propozua nga kryeministri Edi Rama në këtë detyrë.

Mes të tjerash në mbledhje nuk është diskutuar për çështjen e përjashtimit të ish-kryeministrit nga grupi parlamentar i PD-së. Ky i fundit reagoi ashpër pas vendimit të Bashës për përjashtim, ndërsa e akuzoi atë për pazare dhe bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu