Vranë Fatjon Bicin, mbahet seanca e radhës për 4 adoleshentët e Gramshit

0

Është mbajtur sot seanca e radhës ndaj adoleshentëve të Gramshit. Prokuroria dha pretencën për 4 të miturit të përfshirë në ngjarjen ku mbeti i vrarë Fatjon Bici.

Prokurori kërkoi 12 vjet burg për Orgito Çarçiu i dyshuar si autori i vrasjes. Gjithashtu prokurori kërkoi nga 10 dhe 8 vite burg për bashkëpunorët e tij.

Prokuroria ka kerkuar maksimumin e dënimit që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur. Gjykata më herët ka pranuar gjykim të shkurtuar për 4 adoleshentët.

Fatjon Bici u vra me thikë më 16 Maj 2023 vetëm pak metra larg shkollës, në lulishten e qytetit të Gramshit. Katër autorët e moshës 15 dhe 16 vjeç, O. Çarçiu, E. Karaj, S. Murati, Xh. Çekrezi,  i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu