Vranë ‘manecin’ në Sukth, atentatorët u larguan me GLE të vjedhur

0

Ai kishte precedent penalë, është hetuar për trafik droge e krime kundër personit, por nuk ka pasur asnjë dënim.

Personat që kanë vrarë 48-vjeçarin Arben Mërkuri (Ismaili) kanë përdorur një makinë të vjedhur në atentat. infowebtv.com mëson se pasi e qëlluar me armë zjarri Mërkurin, ata janë larguar me një mjet të llojit “Mercedes Benz”, tip GLE me ngjyrë gri. Targat e mjetit gjithashtu rezultojnë të vjedhura.