“Vrasës! Qentë janë 3 ditë pa ngrënë”/ Protestë për mbrojtjen e kafshëve

0

Një protestë e aktivistëve për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve është zhvilluar sot në Kombinat, ku qytetarët janë përplasur me policinë.

Protestuesit kërkuan mbylljen e Spitalit të Kafshëve në Kombinat, duke akuzuar drejtuesen e institucioneve së po dhunon kafshët.

Në protestë përpos aktivistëve merrnin pjesë edhe personazhe të njohura të showbizit dhe medias, si Besa Kokëdhima, Dorina Mema, apo Roza Lati.

Qytetarët kërkojnë gjithashtu nga policia bashkiake që të mos i vrasë kafshët dhe të mos i lërë pa ngrenë.

“Kemi video që i vrasin me acid banjoje. Është e tmerrshme. Janë dhomat e qenëve me gjak! A nuk iu dhimbsen? Nëse nuk bëjmë gjë në Instagram, kemi horrat e rrugëve që një frymë duan. Problematikët të çohen dhe t’i ngrejnë në këmbë. Çunat që hanë fara në trotuare, që kur të shohin fytyrën t’i gjuajnë me gura. Ne nuk jemi vetëm, i kemi gati tufat që presin”, u shpreh Roza Lati.

Ndërkohë dhe këngëtarja Besa Kokdhima është përplasur me një zotëri i cili u prezantua si pronar i godinës. “Shko në Bashki dhe kërkoji që të heqin tabelën. Më jep qentë se nuk më intereson.Nëse e konsideroni veten pronar atëherë hajde këtu”, u shpreh ajo.

Qytetarët kërkuan që të shohin kafshët e tyre duke kërkuar ballafaqim me drejtoreshën e Spitalit.

“Drejtoresha 40 vjeç infermiere që di vetëm të vrasësh, dil përjashta. Hajde Diturie që bën të fortën me qentë, dil!”, u shpreh njëra prej aktivisteve duke iu drejtuar drejtueses së institucionit. Aktivistja akuzoi drejtoreshën si shërbëtore të kryebashkiakut Erion Veliaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu