Vrasja dhe plagosja nga punonjës të policisë, AMP ngre dy grupe hetimore

0

Dy grupet, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë do të hetojnë në lidhje me vrasjen që ndodhi brenda komisariatit numër 3 në kryeqytet si dhe për plagosjen e kryer nga efektivi i FNSH-së, Lutfi Gjyla.

TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ngritur dy grupe të posaçme hetimore për të zbardhur dy ngjarjet e rënda që ndodhën mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku ishin të përfshirë punonjës policie.

Dy grupet, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë do të hetojnë në lidhje me vrasjen e ndodhur brenda komisariatit nr.3, ku 25-vjeçari Ludian Zaimi qëlloi kolegun e tij, 55-vjeçarin Çaush Saliasi i cili ndërroi jetë. Ndërsa, një tjetër ngjarje që do hetohet është edhe plagosja e një 55-vjeçarit Murteza Lika në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Llazi Miho”, nga efektivi i FNSH-së, Lutfi Gjyla.

NJOFTIMI:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranës ka ngritur dy grupe të posaçme hetimore për zbardhjen e ngjarjeve ku janë të përfshirë punonjës policie. Pas ngjarjes, ku punonjësi i policisë Inspektor L.Z., 25 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur me armën e shërbimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, kolegun e tij, inspektor Ç.S., 55 vjeç, i cili pas dhënies së ndihmës së parë ka ndërruar jetë në spital. Grupi i posaçëm hetimor nga AMP ndodhet aktualisht në ambientet e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes. Për ngjarjen e ndodhur në territorin juridiksional të Komisariatit të Policisë Nr. 6 (Kombinat) ku punonjësi i policisë L.GJ., 48 vjeç, me detyrë trup shërbimi në Njësinë Operacionale të Ndërhyrjes së Shpejtë, në gjendje të dehur dhe për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri shtetasin M.L., 64 vjeç, grupi i posaçëm hetimor është duke kryer të gjitha veprimet proceduriale me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Punonjësi i policisë është i shoqëruar në ambjentet e komisariatit për t’ju nënshtruar veprimeve hetimore.

Mbrëmja e djeshme s’kaloi e qetë! Nuk ishin të përfshirë personazhe të njohur të krimit por vetë punonjës të policisë së shtetit, ata që duhet të jenë në ndjekje të këtyre personave të shpallur në kërkim.

Rreth orës 20:45, u raportua për një person të plagosur me armë zjarri në zonën e Kombinatit. 60-vjeçari Murteza Lika mbeti i plagosur me armë nga efektivi i FNSH-së Lutfi Gjyla. Lika u paraqitu në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që autori u vendosu në prangat e Policisë së Shtetit.

Pak minuta më pas një ngjarje akoma më e rëndë ndodhi brenda ambienteve të komisariatit numër 3 në kryeqytet. Efektivi i policisë, Ludjan Zaimi qëlloi me armë zjarri kolegun e tij, Çaush Saliasi gjatë kohës që po merrnin instruktazhin për turnin e tretë duke i marrë kështu jetën. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka nisur sepse Saliasi ironizonte kolegun e tij, që prej më shumë se një viti shërbente në radhët e Policisë së Shtetit. Në dëshminë e tij, autori ka thënë se viktima e ka ngacmuar me fjalë dhe se gjithë kohës që hasej me të, efektivi e bullizonte, deri në momentin që nuk ka duruar më dhe ka nxjerrë armën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu