Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, Gjykata lë në burg 4 minorenët

0

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lënë në burg 4 minorenët e arrestuar për vrasjen e 15-vjeçarit në Gramsh.

Në seancën gjyqësore për vlerësimin e masës së arrestit, prokurorja Pranvera Stafa kishte kërkuar burg për 4 minorenët që akuzohen për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici në ambientet pranë shkollës së tij.

Gjyqtari Elton Frashëri e ka vlerësuar të ligjshëm arrestin dhe ka vendosur t’i lërë në burg.

Ngjarja ndodhi më 16 maj para shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini, ku 5 adoleshentë u përfshinë në një sherr që përfundoi në përdorimin e thikës. Për pasojë humbi jetën Fatjon Bici dhe u plagos kushëriri i tij, Marko Liçi.

Mësohet se konflikti mes grupit të adoleshentëve kishte nisur dy javë para krimit te një kënd lojërash dhe shkak kanë qenë rrjetet sociale.

Ndërkohë, ditën e ngjarjes 4 të rinj iu kishin dalë para viktimës dhe kushëririt të tij, ndërsa kishin me vete thikë dhe përforcues grushti dhe më pas i kishin goditur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu