Vrasja e 20-vjeçarit, policia arreston një nga autorët, tjetri ende në kërkim (EMRI)

0

TIRANË- Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, 18 vjeç, janë dy personat që kanë goditur me thikë Stiven Toshkësin, i cili ndërroi jetë në spital. Ngjarja është rregjistruar pak pas mesnate, në rrugën “4 Dëshmorët” në kryeqytet, pas një konflikti që nisi për motive të dobëta.

Policia ka mundur të arrestojë deri më tani vetëm Mazen, ndërsa Hoxhaj është ende në kërkim.

“Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur gjatë natës, shtetasi E. M”

Aktualisht janë shoqëruar disa të tjerë në komisariat, si persona që mund të kenë dijeni për atë ç’ka ndodhi. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu