LUSHNJE- Bashkia Lushnje do të mbuloj shpenzimet për transportin dhe të funeralit të 23-vjeçarit Klajdi Bitri, i cili u vra ditën e djeshme në Itali. Ndërkohë që Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka ndëryrë që babait të 23-vjeçarit Agim Bitri të marr pasaporën në mënyrë që të shkojë në Itali të tërheqë turpin e pajetë të djalit.
Çfarë ndodhi?
I riu shqiptar mbrojti një shokun e tij. Sulmuesi ka vepruar sepse makina përpara tij po shkonte shumë ngadalë pranë një rrethrrotullimi. Në atë moment ai dyshohet se doli nga një mjet tip ‘Polo’ e bardhë, me sa duket e drejtuar nga një grua, dhe filloi të dhunonte shoferin, një baba që po udhëtonte me gruan dhe fëmijët e tij të vegjël. Në mbrojtje të tij ka ndërhyrë 23-vjeçari, i cili i ka ndarë. Por sulmuesi u kthye duke marrë një shtizë peshkimi nga bagazhi duke e gjuajtur e duke lënë të vdekur shqiptarin.