Vrasja e biznesmenit Edmond Hyka/ Elbasan, policia ngre postblloqe

0

Policia ka ngritur postblloqe në Elbasan, për të rënë gjurmët e atentatorëve që vranë biznesmenin Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla.

Kujtojmë se më herë burime nga Policia e Elbasanit bëjnë me dije se janë shoqëruar deri në orët e para të mëngjesit rreth 10 persona (kryesisht staf i karburantit dhe biznesit tjetër) për të zbuluar detaje nga vrasja e Mondi Mëhallës.

Nga dëshmitë paraprake dyshohet se atentatotët janë larguar nga vendngjarja me një mjet tip Audi të zi në drejtim të Librazhdit.

Mehalla sapo kishte dalë nga zyra e tij, në godinën ku ndodhen bizneset dhe banesa e nënës së tij u qëllua me dy plumba në kokë dhe 1 në gjoks duke humbur jetën në vend.