Vrasja e Bujar Çelës ngre në këmbë pòlícinë e RENEA-n, çfarë po ndodh në Elbasan

0

Pòlícia dhe RENEA vijojnë me kontrollet në pika të ndryshme të qytetit të Elbasanit. Një postobllòk është stacionuar tek rrethrrotullimi i Bradadeshit, ku çdo mjet i dyshimtë i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm.

Ndërkohë postbllòqe ka pasur dhe pranë hyrjeve e daljeve në qytet. Në 72 orët e fundit, janë shoqëruar dy persona por pòlícia nuk ka dhënë detaje rreth tyre. Ndërsa një tjetër është árrèstuar si i dyshuar për ngjarje krímínale.

Kontrollet janë shtuar që prej èkzèkutimit të Bujar Çelës, i cili u vrá mëngjesin e së enjtes teksa po pinte kafen e mëngjesit.

Burime bëjnë me dije se punonte taksist dhe si çdo ditë, kishte shkuar të pinte kafen e mëngjesit që në orët e para dhe do të priste pasagjerët që vinin nga autobusët e Greqisë.

Maskat e kishin ruajtur me kujdes dhe e qëlluan sapo zbriti nga automjeti. Burime bëjnë me dije se është gjetur e djègur makina e autorëve në fshatin Murras. Pista e dyshimit mbetet hásmëria për shkak të vëllait të tij, Talo Çela, i cili është i fshehùr prej kohësh dhe ákùzohet për shumë vepra.

Në pamundësi për ta gjetur, máskat u hákmorrën tek vëllai. Ngjarja është në vazhdën e vrásjèn në Elbasan të dy bándave. Talo Çela u shpall në kërkim pas grabitjes së 9 Prillit 2019, ku një grup i armatosur i drejtuar nga Admir Murataj dhe Klement Çala, grabitën 4.6 milionë Euro para të bankave të nivelit të dytë në pistën e aeroportit të Rinasit.

Që prej asaj kohe, Talo Çela qëndron në arrati dhe i është shmangur dorëzimit në polici, duke u bërë një nga të shumëkërkuarit e autoriteteve shqiptare. Në një rrëfim të gjatë në një intervistë, Talo Çela mohoi që të ketë marrë pjesë në grabitjen e 9 Prillit 2019, ndërsa pranoi se njihte dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, të cilët janë tashmë të arrestuar për këtë ngjarje. Talo Çela është i shpallur në kërkim edhe për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës dhe për disa ngjarje të tjera që kanë ndodhur në qytetin e Elbasanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu