Vrasja e çiftit shqiptar në Itali, del fotoja e autorit! Ishte ish-bashkëshorti i viktimës, u gjet i vdekur në vendin e punës

0

Ka dalë fotografia e vrasësit të çitit në Spinea të Italisë, 40-vjeçarit Viron Karabollaj, i cili vrau me thikë ish-bashkëshorten e tij Mynevere Karabollaj, 37 vjeç, e njohur si “Vera” dhe të dashurin e saj Flonino Merkuri, 23-vjeç.

Ngjarja e rëndë ka bërë bujë në mediat italiane, të cilat i kanë dedikuar shumë shkrime asaj çka ndodhi.

Pas krimit makabër, policia është vënë në ndjekje të Karabollajt, por pas disa orësh kërkime e ka gjetur 40-vjeçarin të pajetë në kompaninë via Oriago në Chirignago ku ai punonte.

Policët gjetën gjithashtu në shtëpi thikën me të cilën u krye vrasja e dyfishtë, pas telefonatës së vajzës së viktiës, e cila kishte kontaktuar disa herë me nënën e saj pa marrë përgjigje dhe kur zbriti në garazh gjeti trupin e partnerit të nënës së saj.

Kujtojmë se Vera ishte zhvendosur në Spinea disa vite më parë me bashkëshortin nga i cili ishte ndarë prej dy vitesh. Më pas ajo kishte nisur një lidhje me bashkatdhetarin e saj Flonino Merkuri, i cili ishte vendosur tek ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu