Vrasja e çiftit shqiptar në Itali, detaje të reja nga shtëpia ku jetonte Elona

0

Zbardhen detaje të reja nga vrasja dhe masakrimi i çiftit shqiptar në Itali në nëntor të vitit 2015. Deri më tani autoritetet italiane kanë shpallur në kërkim djalin e çiftit Taulantin dhe kanë arrestuar ish-të dashurën e tij e cila akuzohet se është autorja e këtij krimi pasi është e fundit që i ka parë. Elona Kalesha 36-vjeçarja nga Durrësi jetonte Firence në via Fontana dhe mësohet se pastrimi i godinës ku jetonte bëhej në një ditë të javës. Por sipas banorëve asokohe në nëntor të vitit 2015 e gjithë ndërtesa mbante një aromë të tmerrshme që ngjasonte me praninë e trupave të vdekur.

“Një mëngjes – qiramarrësi i tha karabinierëve – unë u ktheva nga supermarketi dhe vura re këtë erë të keqe. Unë pashë një grua të re që po dilte nga atje me thasë letre në dorë nga e cila dilte një substancë dhe derdhej mbi dysheme , I thashë asaj ‘a ka ndonjë njeri të vdekur?’ Sepse u shqetësova nga kjo erë e keqe. Zonja tha se ishte një shishe vere e prishur dhe unë i thashë asaj’ përveç verës, kjo është aroma e mishit të kalbur. ‘Pastaj kjo zonjë, pa u përgjigjur dhe gjithashtu e bezdisur, doli nga dera dhe unë e pashë atë duke hedhur qeset e letrës që pikonin në kosh përpara shtëpisë dhe u largua”.

Për karabinierët, ajo grua ishte Elona Kalesha dhe ato mbetje që lëshonin erën e tmerrshme në të gjithë ndërtesën ishin ato të bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52, prindër të të dashurit të saj në atë kohë.Në këtë shtëpi në via Fontana, të cilën gruaja u përpoq në çdo mënyrë të mos e gjente, ajo kishte vendosur dy viktimat, të cilët kishin mbërritur një muaj më parë nga Shqipëria për të pritur djalin e tyre Taulant, i cili atëherë ishte fejuar me Elonën, dhe u lirua nga burgu ku ishte burgosur për tregti droge. Sipas hetuesve italianë Elona mund t’i ketë vrarë Shpëtimin dhe Teutën pasi e dinte që ata kishin një shumë të madhe parash me vete dhe kishte konflikte të vazhdueshme me Teutën që nuk e lejonte të ndërhynte në çështjet familjare. Ndërkohë edhe vajza e çiftit Pasho kishte probleme me Elonën pasi ishte në dijeni të marrëdhënies që ajo kishte me një burrë të martuar.

Burimi:lanazione.it joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu