Vrasja e çiftit shqiptar në Itali, shpallet në kërkim ndërkombëtar djali i tyre

0

Puna për zbardhjen e ngjarjes së rëndë në Itali ku u gjetën trupat e masakruar të çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho vijon në mënyrë të pandërprerë nga autoritetet italiane. Sipas mediave italie i vetmi person që mund të japë informacione për zhdukjen e tyre është Taulanti, djali i çiftit shqiptar. Autoritetet italiane kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar 33-vjeçarin pasi ai është personi i fundit që i pa ata në ditën që u zhdukën. Ai ishte dënuar me 4 vite për trafikim të lëndëve narkotike, dhe 2 nëntorin e 5 viteve më parë, Shpëtimi dhe Teuta shkuan para burgut Sollicciano për të takuar dhe përqafuar djalin e tyre, që më në fund do t’i shpëtonte qelisë dhe do të lirohej. Por që nuk ndodhi kështu pasi ata u zhdukën për t’u gjetur para pak ditëve me trupat e copëtuar brenda disa valixheve në afërsi të burgut ku djali i tyre vuante dënimin.Hetuesit italianë nuk përjashtojnë mundësinë që e gjithë kjo masakër ndaj çiftit Pasho të ketë ndodhur si një mënyrë hakmarrjeje për Taulantin,një djalë problematik për të cilin ekziston mundësia të ketë pasur kontakte me krimin e organizuar.

Sipas Saverio Fortunato, rektori i Institutit Italian të Kriminologjisë, prapa ngjarjes së tmerrshme të copëtimit të trupave dhe valixheve, ekziston një mesazh drejtuar njerëzve pranë viktimave, të afërmve, anëtarëve të familjes ose miqve. Gjë që mbetet akoma një enigmë.

Burimi:corriere.it, joq.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu