Rrezikshmëria e kancerit të lëkurës/ Ja pse duhet të kujdesemi gjatë dimrit për nishanet

0

Përveç dëmtimeve që mund t’i shkaktojnë nishaneve ekspozimi me orë të tëra në diell,ne mund t’i dëmtojmë ato edhe gjatë dimrit edhe pse mund të mos i vëmë re pasi vishemi trashë dhe nuk kujdesemi shumë për lëkurës se sa gjatë verës.
Ja cilat janë gjashtë mënyrat dhe arsyet përse duhet të kujdesemi për nishanet edhe gjatë dimrit
Vendosja e kremit mbrojtës gjatë vitit
Është thelbësore të mbrojmë lëkurën duke përdorur kremin diellit me faktor të lartë,gjatë gjithë vitit. Sipas të dhënave, rrezatimi UV shkakton prishjen e kolagjenit,i cili i jep lëkurës fortësi dhe elasticitet.
Rrezikimi nga kanceri i lëkurës
Me kalimin e moshës ju jeni më të rrezikuar të prekeni nga kanceri i lëkurës. Sidoqoftë, melanoma është një nga kanceret më të zakonshëm edhe tek të rinjtë, sepse rrezet UV janë të rrezikshme për lëkurën,pa marrë parasysh sa vjeç jeni.
Rrezikshmëria e nishaneve
Shumica dërrmuese e nishaneve janë beninje (të padëmshme), por herë pas here ato mund të shndërrohen në një melanomë të kancerit të lëkurës. Çdo nishan që po ndryshon formë ose vazhdon të rritet duhet të kontrollohet, qoftë i ri apo ekzistues.
Sa efektiv është kontrolli i nishaneve nëpërmjet një fotografie?
Ndryshe nga specialistët e fushave të tjera,dermatologët janë të aftë të analizojnë një nishan edhe nëpërmjet një fotografie. Gjithsesi në raste të veçanta analizimi me anë të mikroskopit është më i saktë.
Si mund të kontrolloni nishanet në shtëpi?
Kur bëni një kontroll është e rëndësishme të dalloni :
Asimetria: Të dy gjysmat zakonisht duhet të duken të njëjta.
Kufiri: Kini kujdes për kufij të parregullt ose të paqartë.
Ngjyra: Kini kujdes për çdo ndryshim në ngjyrë, veçanërisht ngjyrat zezë ose blu.
Diametri: Melanoma zakonisht ka diametër më shumë se 6 mm. Sidoqoftë, gjithçka në rritje duhet të rishikohet pasi melanomat mund të fillojnë dhe kur nishanët duken të vegjël.
Në zhvillim: Monitoroni çdo ndryshim në madhësi,ngjyrë,kore,kruarje ose gjakderdhje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu