Proceset gjyqësorë në Gjykatën e Shkalles së Parë Vlorë do të pezullohen jo vetëm këtë të martë, por deri në datë 10 tetor.
Është ky informacioni më i fundit nga Gjykata e Vlorës.
Përjashtim vetëm masat e sigurisë.
Kjo si një protestë e heshtur në shenjë të humbjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje në krye të detyrës nga 30-vjeçari Elvis Shkambi.





