Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në rrugën e Spitalit, në qytetin e Elbasanit.
Sipas burimeve ekskluzive për Infoweb Media, një automjet tip Mercedes Benz ML ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e një banese.
Dyshohet se makina ka bërë një manovër të papritur, duke përfunduar jashtë rruge.
Nga ngjarja nuk raportohet për dëmtime serioze në njerëz, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Në vendngjarje ndodhet Policia e Elbasanit, e cila po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Foto e siguruar nga Infoweb Media tregon momentin pas përplasjes, ku automjeti ka dëmtuar pjesën ballore dhe pjesë të murit të banesës.





