TIRANË- Ka marrë të tjera përmasa të rënda vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani. Prej ditësh është paralajmëruar se në vrasjen e tij është përfshirë një person i dytë. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha publikoi një denoncim me këtë rast, duke thënë se SPAK po fsheh krimin. Sipas denoncimeve raportohet se ky person është djali i një hetuesi të BKH, kurse nëna e tij punon në SPAK.
Postimi i Plotë:
SKAP-istët fshehin kriminelin! SKAPI dhe policia fsheh kriminelin tjetër në rastin e vrasjes së Martinit dhe plagosjes rëndë të Luizit. Prindërit e tij janë të dy punonjës të SKRAP-it. Kërkojnë të mbyllin çështjen vetëm me Marion si autor i vrasjes së Martinit. Lexoni denoncimet e qytetarëve dixhitalë!
* Pershendetje dr Berisha. Te dy prinderit e te miturit te dyte te dyshuar per vrasjen e minorenit jane punonjes te Spakut te Partise… E jema sekretare ne SKAP babai Maksim Bejkaj eshte agjent i Dumanit ndaj dhe fshehin aktin e tij kriminal
* Pershendetje Dr policia fsheh personin e dyte qe ka marre pjese ne vrasjen e Martinit dhe plagosjen e rende te Luizit. Ai eshte nxenesi K.B. i ati i tij eshte oficer i BKH. Kurse burri qe ka ngritur per krahesh Martinin para se ta sulmonin me thike eshte babai i Marios por per shkak te lidhjeve me partine dhe pozicionin qe ka hetuesit e fshehin.
* Mirembrama Dr Luizi eshte ne gjendje te rende ka marre gjashte thika nga vrasesit e e Martinit kurse Marion i ati i “ thjeshte” e mbane per nje gervishtje prej nje jave ne spital privat.
* Pershendetje doktor: Skandal Shtetror,ne vrasjen e 14 vjecarit dhe plagosjen rend te shokut te tij ka qene edhe nje person i tret i cili quhet Kledjan Bekaj,policia e nipit te enverit dje doli me nje deklarat zyrtare qe nuk eshte i perfshire personi qe permendet ne media,nga i Ati i te plagosurit,por ne fakt jo qe ka qene i perfshire por edhe personi kryesor qe ka bere masakren por ky emer jo pa qellim nuk eshte ne dosjen e policise apo prokurorise: Kledjoni eshte djali Maksim Bekajt hetues ne BKH,dhe gjithashtu edhe djali Nevila Bekajt qe eshte specialiste e rregjistrave te statistikave ne prokurorin e posacme,ja pra kjo eshte drejtesia e re dhe policia e rilindjes!
SHËNIM: Qytetarët dixhitalë kanë dërguar fotografi të cilat nuk janë nga vendi i ngjarjes. Duke i falenderuar për dërgimin e tyre, për shkak të privatësisë nuk po i publikoj.