Vrasja e Pjerin Xhuvani në Elbasan, shtyhen hetimet me 2 muaj

0

Vrasja e Pjerin Xhuvani në Elbasan, shtyhet hetimet me 2 muaj. Vendimi u mor ditën e djeshme me kërkesë të Prokurorisë.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në 21 prill 2020 tronditi qytetin e Elbasanit, rreth orës 14:00, pasi ish-efektivë policie dhe ish-efektivë ushtrie, bllokuan një automjet të shtetasit Mehmet Grejsi, i cili dyshohej nga PD se po shpërndante lekë dhe blinte votat në lagjen “5 Maji”. Bllokimi i automjetit dhe mbajtja përmes forcës dhe dhunës së Mehmet Grejsit, ka sjellë përdorimin e armëve deri në ekzekutimin e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e 4 personave të tjerë si Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Pritet që shumë shpejt, prokuroria e Elbasanit të përfundojë hetimet dhe të dërgojë për gjykim, dosjen penale në ngarkim të ish-punonjësit të policisë, Arbër Paplekaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu