Arrestohet një nga dëshmitarët në çështjen “Paplekaj”. Dëshmitari Miles Kurti është arrestuar pas daljes nga salla e gjyqit pasi dha dëshmi kontradiktore para gjykatësit dhe prokurorit.
Në deklaratën e tij e parë, ai dha dëshmi tjetër e cila nuk përputhet me deklaratën që ka dhënë ditën e sotme.
Gjithashtu dëshmia e Kurtit ka qenë në mospërputhje me pamjet filmike që prokuroria tashmë posedon nga vendi i ngjarjes.
Duke theksuar se deklaratat e tij kontradiktore janë të qëllimshme dhe synojmë pengimin e hetimeve gjykata vendosi arrestimin e tij, masë e cila u zbatua nga policia menjëherë pas daljes nga seanca.
Dyshohet se gjatë seancës së sotme ka qenë edhe nën efektin e alkoolit dhe ka ofenduar edhe trupën gjykuese. Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së PD, Gazment Bardhi.
Ndaj Arbër Paplekajt rëndon akuza për ‘vrasje me dashje në rrethana cilësuese’.