Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Apelit rikthen në punë 6 policët e pezulluar

0

TIRANË- Gjykata e Apelit ka rikthyer në detyrë 6 punonjësit e policisë së Elbasanit, të cilët u pezulluan me vendim gjykate pas kërkesës së prokurorisë së Elbasanit, e cila po heton dosjen e vrasjes së mjekut Pjerin Xhuvanit. 6 policët në fjalë kanë qenë në detyrë ditën e vrasjes së mjekut psikiatër Pjerin Xhuvani në Elbasan.

Punonjësit e policisë të “Forcave Shqiponja”Dedion Durakun, Pëllumb Biçakun, Erion Ballën, Erion Meçje , Donald Dedjen dhe Besmir Kadiun, do të rikthehen sot në punë.

Ditët e fundit Gjykata e Apelit Durrës ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë në Elbasan. Vendim i cili u mor nga kjo gjykatë pas kërkesës që prokuroria e Elbasanit bëri për pezullimin nga detyra dhe hetimin në gjendje të lirë të 6 punonjësve të policisë së Elbasanit.

Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit?

Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një “SMV”, strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu