Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan do të dalë sot përpara gjykatës. Mësohet se seanca do të zhvillohen në Gjykatën e Elbasanit në orën 11:00.
Prokurori i çështjes është Ridvan Suka, ndërsa trupa gjykuese do të përcaktojë nëse janë të mjaftueshme provat apo të rihapen hetimet.
Ngjarja ndodhi në 21 prill të vitit 2021, katër ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, duke përgjakur fushatën. Paplekaj, ishte pjesë e grupit të Partisë Demokratike që ishte ngritur me qëllim mbrojtjen e votës.