Vrau Pjerin Xhuvanin, shtyhet sërish seanca gjyqësore për ish-efektivi i RENEA-s

0

Është shtyrë sërish gjyqi për Arbër Paplekajn, ish-efektivi i RENEAS, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Burime bëjnë me dije se avokatët kanë kërkuar që të njihen me provat e prokurorisë.

Paplekaj, mbërriti në Gjykatën e Elbasanit, pak minuta më parë nën masa të rrepta sigurie.

Seanca për Paplekajn u shty edhe më 9 shtator sepse Paplekaj nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit.

Ndërkohë avokatët e ish-nëndrejtorëve të policisë Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, kërkuan shkëputje të gjykimit të tyre nga pjesa tjetër e të pandehurve.

Të dy ish-nëndrejtorët  akuzohen për shpërdorim detyre lidhur me vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani.

Në muajin korrik Prokuroria e Elbasanit përfundoi hetimet për ngjarjen e 21 prillit 2021 ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Mbi Arbër Paplekajn rëndon akuza e vrasjes, ndërsa Niko Palla, Albert Nushi dhe policët e repartit “Shqiponja” akuzohen për shpërdorim detyre.

Prokurorët e çështjes Ritvan Suka dhe Platin Alicka pushuan akuzat për armëmbajtje pa leje, tentativë vrasje të punonjësve të policisë, vjedhje me dhunë dhe heqje e paligjshme e lirisë për Arbër Paplekaj.

Për gjithë anëtarët e strukturës për mbrojtjen e votës, Arjan Hoxha, Erjon Demushi etj, është pushuar akuza e heqjes së paligjshme të lirisë.

Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, mbeti i vrarë pas një përplasje me armë ku u përfshinë disa persona. Rreth një orë pas përplasjes me armë në polici u dorëzua Arbër Paplekaj, ish-oficer i Repartit të Neutralizimit të Elementëve të Armatosur (RENEA).

Rreth një orë pas përplasjes me armë në polici u dorëzua Arbër Paplekaj, ish-oficer i Repartit të Neutralizimit të Elementëve të Armatosur (RENEA). INFOWEBTV


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu