Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Prokuroria e Elbasanit kërkon që të thirret për të dëshmuar Gazment Bardhi

0

Sot në gjykatën e Elbasanit zhvillohet seanca për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ku i pandehur është Arbër Paplekaj.

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar që në seancë të thirret edhe Gazment Bardhi. Sot janë duke u marrë në pyetje disa nga 59 dëshmitarët për këtë ngjarje.

Si ndodhi ngjarja?

Në 21 prill të vitit 2021, gjatë një përplasje me armë mes dy grupimeve politike mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani, në atë kohë eksponent i PS ndërsa mbetën të plagosur 4 persona të tjerë mes të cilëve një punonjëse policie. Pas ngjarjes, në polici u vetë dorëzua si autor i krimit Arbër Paplekaj

Paplekaj ishte shoqërues i drejtues politik të Partisë Demokratike të Elbasanit në atë kohë Gazmend Bardhi. Paplekaj, ish-efektiv i Reneas qarkullonte në Elbasan i armatosur si pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës, strukturë e cila ishte ngritur nga PD në të gjithë vendin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu