Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Prokuroria kërkon kohë për shqyrtimin e kërkesave të avokatëve, të hënën gjykata jep vendimin për Arbër Paplekajn

0

Ka përfunduar në gjykatën e Elbasanit, seanca gjyqësore ne ngarkim të Arbër Paplejakt, i cili ndodhet në burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Prokuroria kërkon kohe për të shqyrtuar kërkesat e avokatëve

Paplekaj ka kërkuar rihetim të dosjes dhe rishqyrtim të disa akteve të ekspertizës.

Të  hënën në orën 12 e 45 pritet të jepet vendimi i gjykatës.

Prokuroria mbylli hetimet më 25 korrik dhe dërgoi për gjykim dosjen e Paplekës, i cili akuzohet për vrasje, ndërkohë hetimet vijojnë për Kelmend Xhaferin për akuzën e vrasjes dhe për policin Riza Mujaj për shpërdorim detyre. Për gjithë anëtarët e strukturës për mbrojtjen e votës, Arjan Hoxha, Erjon Demushi etj, është pushuar akuza e heqjes së paligjshme të lirisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu