Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masat e “arrest në burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Ccakrrin, te arrestuar për vrasjen e 23 vjeçarit Renis Dobra mbrëmjen e 8 korrikut, ku vetëm një ditë me pas trupi i të riut u gjet në afërsi të liqenit të Shkopetit.
Gjatë seancës avokatet kanë kërkuar të cilësohet i paligjshëm arrestimi dhe lirimi i menjëhershëm i dy të dyshuarve me pretendimin se prokuroria nuk ka prova për implikimin e tyre në vrasje.
Në përfundim gjykata miratoi kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg të dyshuarit dhe i caktoi afat që të mblidhen prova të tjera shtesë për të provuar akuzën. Në kërkim për këtë ngjarje janë edhe Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj.
Sipas hetimeve autorët e kanë ndjekur të riun që nga qyteti i Burrelit dhe rrugës duke shkuar për në banesën e tij ata e kanë dhunuar dhe mbytur. Më pas për të fshehur krimi, automjetin me te cilin udhëtonte viktima e hodhën në liqenin e Shkopetit bashkë me trupin e pajetë të 23-vjeçarit.





