Vrasja e Sabrinës – Bahiti: “dënim maksimal dhe burgim të përjetshëm për këdo që i merr jetën vajzave dhe grave”

0

Anisa Bahiti, publiciste nga Elbasani dhe njëkohësisht nismëtare e këtij “peticioni” në deklaratën e saj theksoi:

Ky peticion nuk nis pa qëllim nga qyteti Elbasanit. Nuk është hera e parë që ne dalim protestojmë dhe manifestojmë në emër të jetës, por sot, është “Koha për Veprim”, sepse në të gjitha manifestimet dhe protestat që kemi bërë kemi parë që zëri i tyre nuk është dëgjuar; dhe janë vrarë çdo ditë gra dhe vajza.

Ky peticion është një kërkesë për deputetët e kuvendit, përtej ngjyrimeve politik, të përgatisin një ndryshim në Kodin Penal ku të dënohen me burgim të përjetshëm ata që vrasin gratë dhe vajzat

Ndaj sot, dua t’i bëj një thirrje të gjithëve, dhe jo vetëm për të firmosur peticionin online, por për të ardhur fizikisht në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë, për firmosjen e Peticionit.

– Tani është momenti, dhe tani është koha për të vepruar!

Sensibilizimi duhet të fillojë nga shtëpia jonë, nga vendi ynë. Unë jam besimplotë dhe jam e bindur që gratë, vajzat, nënat shqiptare do t’i japin zë kësaj nisme.

– “Le të veprojmë tani, sepse koha është tani”- Ka përfunduar fjalën e saj, Anisa Bahiti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu