Vrasja e tre të rinjve në Malësi të Madhe/ Babai i autorit arrestohet “për deshmi të rreme”

0

Rrok Pepaj, babai i Danjel Pepajt autori i vrasjes së dy të rinjve në Malësinë e Madhe është lënë në burg pasi akuzohet për dhënie të dëshmisë së rreme dhe bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit. Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, mësohet se Pepaj ka mohuar të jetë në dijeni të kanabisit.

“Unë në atë zonë kam kultivuar boronicë dhe bimë medicinale, jo kanabis”, mësohet të ketë thënë ai para togave të zeza.
Rrok Pepaj dy ditë më parë ka dhënë dëshminë e tij për disa orë në policinë e Shkodrës para hetuesve, ku në fund policia ka vendosur arrestimin e tij pikërisht për dhënien të dëshmisë së rreme pasi sipas tyre ai është një person që ka pasur dijeni për ngjarjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu