Shteti zgjidhi problemin e të burgosurve, por jo tonin. Jemi si mos më keq/ Reagojnë naftëtarër ditën e 14 të grevës

0

Në ditën e 14 të grevës së urisë, naftëtarët janë më të vendosur se kurrë për të mos u dorëzuar! Zgjedhja e problemit të të burgosurve, ka acaruar edhe më tej gjendjen e tyre.
Shëndeti i tyre sa vjen dhe rëndohet, por kërkojnë të gjendet një zgjidhje.
Sokol Dautaj, kryetari i sindikalisteve te naftetareve, eshte shprehur se 2 grevistë janë ndjerë shumë keq.
“Shëndeti ynë me keq nuk ka se ku të shkojë, e kemi thënë dhe stërthënë që nuk largohemi nga greva. Ndërsa shteti ka zgjidhur kërkesat e të burgosurve me ne nuk merren fare. Të na japin çdo lloj përgjigje edhe të na mbyllin uzinën, por nuk reagojnë”, tha Dautaj .
Mësohet se ka mbërritur ambulanca e cila ndryshe nga herët e tjera, është lejuar të futet brenda ish- qendrës shëndetësore të uzinës për të dhënë mjekimin e duhur. Naftëtarët e Ballshit kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës së rafinerisë. Edhe pse kanë 14 ditë në grevë urie, asnjë përgjigje nuk kanë marrë nga Ministria e Energjetikës. Në mbështetje të tyre një ditë më parë, dolën edhe naftëtarët e tjerë të cilët nuk janë në grevë duke protesta në qendër të Ballshit. Nga e hëna e javës që vjen ata kanë paralajmëruar përshkallëzim e protestave dhe paralizim të jetës në qytet, deri tek bojkotimi i mësimit në shkolla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu