Identifikohet viktima në Babrru, i cili u vra me thikë rreth orës 20:10 të mbrëmjes së sotme.
Ai është Hajdar Ismailgeci 40-vjeç. Viktima nuk kishte me vete mjet identifikimi, çka e ka bërë të vështirë deri tani, procesin e identifikimit nga ana e autoriteteve.
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njofton policia.





