Vrasja në “Don Bosko”/ Gjenden 15 gëzhoja kallashnikovi, ku janë përqëndruar hetimet e policisë

0

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku nga të shtënat me armë mbeti viktimë bankierja si dhe u plagosën 6 persona.

Në vendin e ngjarjes, janë gjetur më shumë se 15 gëzhoja kallashnikovi.

Ndërkaq, hetuesit janë rikthyer sërish në vendngjarje për të kryer matje të tjeta në funksion të hetimeve.

Hetimet janë përqendruar tek konfliktet e Fatjon Muratit, i cili është pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, si dhe një emër i njohur në botën e krimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu