Vrasja në Elbasan/ Autori u ndoq në tre qytete, momenti kur policia e arreston

0

Kontrollet për gjetjen e autorit u shtrinë në tre qytete, Elbasan, Cërrik dhe Kuçovë

Ky është momenti kur policia arreston autorin e vrasjes së 37-vjeçares Jetlira Elezit. Ramiz Mici u vu në pranga nga policia pas finalizimi të operacionit të koduar ‘Zaranika’. Sipas forcave blu, kontrollet për gjetjen e autorit u shtrinë në tre qytete, Elbasan, Cërrik dhe Kuçovë. Ai u gjet në afërsi të banesës ku kreu krimin. Mici do të hetohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Zaranika”. Kapet autori i dyshuar i vrasjes së 37-vjeçares, ndodhur një ditë më parë. Kapja, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me forcat e Posaçme “Shqiponja”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me forcat e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në qytetin e Elbasanit, ku mbeti e vrarë me thikë një 37-vjeçare dhe autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes, organizuan punën për kapjen e tij.Në kuadër të operacionit policor të koduar “Zaranika”, si rezultat i ndjekjes së pandërprerë gjatë gjithë kohës në qytetin e Elbasanit, Cërrikut dhe Kuçovës, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, afër banesës së të afërmve të tij në Elbasan, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: -R. M., 37 vjeç.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet si autori i vrasjes së ndodhur më datë 30.07.2022, në Elbasan, ku, në banesë, u gjet e vrarë me mjet të mprehtë (thikë) shtetasja J. E., 37 vjeçe. Materialet proceduriale do t’i kalohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu