Vrasja në Vaun e Dejës, Hila e qëlloi ish-bashkëjetuesen në sy të vajzës 4-vjeçare

0

50-vjeçari Nikolin Hila, i cili vrau ish-bashkëjetuesen në sy të vajzës e babait të paralizuar dhe më pas qëlloi veten me plumb në gojë.

Këto detaje tronditëse kanë dalë në dritë sot nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Nënshat të bashkisë Vau Dejës, ku Gjuliana Topalli, 40 vjeçe, mbeti e vrarë nga ish-bashkëjetuesi i saj, shtetasi Nikolin Hila, rreth 50 vjeç. Debati mes autorit të dyshuar dhe viktimës ka qenë për vajzën e tyre 4 vjeçe.

50-vjeçari ka kërkuar që ta shohë më shpesh vajzën dhe ta merrte edhe në shtëpinë e tij, gjë për të cilën viktima nuk ka qenë dakord. Palët kanë debatuar disa herë për këtë çështje, duke arritur deri te vrasja.

Sipas policisë, 50-vjeçari Hila ka qëlluar me armën e zjarrit automatik kallashnikov ish-bashkëjetuesen. Më pas, 50-vjeçari ka qëlluar veten e tij me plumb në gojë, duke mbetur i plagosur rëndë. Menjëherë është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore. Pasi ka marrë ndihmën e parë, autori i dyshuar është dërguar drejt spitalit të traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Policia ka bërë ndalimin e autorit të dyshuar në kushte spitalore. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, duke nisur hetimet mbi këtë vrasje. Sipas burimeve, çifti kishte disa kohë që ishte divorcuar, të paktën rreth një vit e gjysmë, dhe pasditen e djeshme pas një debati mes tyre, ka përfunduar me ngjarjen tragjike, ku 40-vjeçarja Gjuliana Topalli u qëllua për vdekje nga ish-bashkëjetuesi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të banesës ku jetonte viktima. I pranishëm ka qenë edhe babai i 40-vjeçares Topalli, i cili është i paralizuar dhe vajza e saj e mitur vetëm 4 vjeçe. Policia vendore e Shkodrës tashmë është duke marrë në pyetje edhe dëshmitarë të ndryshëm, që mund të kenë pasur dijeni për konfliktin mes autorit të dyshuar Niko Hila dhe viktimës Gjuliana Topalli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu