Vrasja në Vlorë/ Shoqërohen 14 persona në polici

0

VLORË- Katërmbëdhjetë persona janë shoqëruar deri tani në policinë e Vlorës lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:00 ku i vrarë mbeti një  23-vjeçar.

Një plumb i vetëm në kokë dyshohet se i ka marrë jetën. Burime nga policia thonë  se arma e krimit ka qenë snajper, ndërsa pavarësisht kërkimeve, arma e krimit ende nuk është gjetur .

Autori që ka qëlluar në drejtim të 23-vjecarit Gëzim Sinomati dyshohet se është ndihmuar edhe nga dy persona të tjerë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Ekzekutori dhe dy persona të tjerë që kanë ndihmuar autorin të largohet nga vendi i ngjarjes.

Policia ka sekuestruar kamerat të sigurisë përreth zonës, por ajo që vështirëson punën e policisë dhe për të parë lëvizjet e autorit dhe personave që mendohet se e kanë ndihmuar lidhet me faktin se menjëherë pas ekzekutimit qyteti nuk ka patur energji elektrike. Pak minuta pas ngjarjes është djegur një automjet në lagjen “24 maji”.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu