Vrasja që tronditi Tiranën, prokuroria mbyll hetimet për bab e bijë, çfarë ua rëndon më keq pozitën

0

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për babë e bijë të akuzuar për vrasjen e ish -hëndrit Kudret Saliaj. Institucioni i akuzës ka marrë të pandehur Mexhit Picarin dhe Dhurata Saliajn, babë e bijë.

Ata akuzohen për vrasjen e Saliajt, ish bashkëshortit të Dhuratës, pranë Gjykatës së Tiranës, pasi ishin në proces divorci. Ngjarja ndodhi në një bar pranë Dhomës Civile të Gjykatës së Tiranës, më 4 qershor 2021.

Në ngjarje u plagos edhe Adriatik Cami, avokat i Saliajt, i cili ndodhej në të njëjtën tavolinë me të kur ndaj tyre u qëllua nga afër. Plagosja e Camit rëndon edhe më keq pozitat e personave të pandehur.

Babë e bijë akuzohen për “vrasje e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Gjatë seancave të mëparshme që u mbajtën në Gjykatën e Tiranës, Mexhit Picari kërkoi të shfajësonte vajzën e tij, duke thënë se armën e kishte pasur me vete, dhe nuk e kishte marrë nga ajo.

Ndërsa Dhurata Saliaj deklaroi se nuk e kishte idenë se çfarë do të bënte i ati.

“Kërkoj ndjesë publike, të më falin nipërit dhe mbesat dhe vajza që i vrava burrin. Armën e kam pasur me vete në brez, nuk e mora nga çanta e vajzës, ajo nuk ka dijeni për këtë”- mësohet të ketë thënë Mexhit Picari në dëshminë e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu