Vrasje në Tiranë, 51-vjeçari i merr jetën fqinjit, e goditi në qafë

0

Një plagosje me pasojë vdekjen ka ndodhur në Tiranë, ku për pasojë ka humbur jetën një 56-vjeçar. Ai është goditur me grusht në qafë nga fqinji i tij, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen në banesë.

Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, një 51-vjeçar, i cili do të përballet me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje, me pasojë vdekjen.

Njoftimi i policisë: 

Plagosi rëndë një shtetas, i cili si pasojë humbi jetën, vihet në pranga 51-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan me iniciativë shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte në pjesën e qafës, duke i shkaktuar dëmtime në laring, fqinjin e tij, shtetasin N. S., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu