Vrasje për “prestigj” si e ekzekutoi tmerri i Beratit gruan shtatzënë

0

Ky memorial në hyrje të Beratit shërben si kujtesë e fortë e krimeve monstruoze të bandave në vitin 1997. 19-vjeçarja Etleva Kaçeli u ekzekutua në 1 Gusht të vitit 1997 pa asnjë shkak, teksa ecte në trotuar.

Historinë e Etlevës e bën edhe më të të dhimbshme fakti se ajo priste të bëhej nënë për pak muaj. Dëshmitarët dhe policët e kohës thonë me siguri se ajo u vra nga banditi famëkeq Altin Dardha.

“Nuk janë legjenda, pasi edhe unë në detyrat që kam kaluar kam dëgjuar që janë vrarë duke udhëtuar, duke i grabitur, edhe për mburrje njëri me tjetrin, janë bërë masakra” u shpreh Lefter Maliqi, Ish- Shef Krimesh në Berat.
“Nuk janë legjenda, është fakt që vrasja e asaj gruas, në hyrje të Beratit, por arsyet unë në fakt nuk mund ti them, dhe asnjëherë nuk shkova për arsye se ngjarjet ishin aq të dendura si kalonte dita kishte ngjarje tjetër” u shpreh Zylyftar Plaku, Ish-Reporter në Berat.

“Për sa i perket gruas shtatëzanë u vra se ishte gruaja e dikujt që Dardha kishte vrarë dhe kur morri vesh që priste djalë e vrau me arsyetimin që do rritet e do e kem hasëm” u shpreh dëshmitari i mbrojtur, bashkëpuntor i dëshmorit Ngresi. Ky person është një ish punonjës policie. Gjatë kohës së përplasjes mes bandave ai ka shërbyer përkrah dëshmorit të atdheut Ilir Ngresi. Ai jeton në një vend evropian me identitet tjetër pasi është kërcënuar nga grupi që ekzekutoi Ngresin.

“Jetoj jashtë prej 20 vitesh dhe në Shqipëri familjarët e të afermit dinë vetëm shtetin ku jetoj” u shpreh dëshmitari i mbrojtur, bashkëpuntor i dëshmorit Ngresi. Historia e vajzës shtatzënë që u vra në rrugë bën pjesë edhe në librin e autorit Italian Andrea Galli të titulluar “Gjuetarët e mafiozëve”. Aty, nuk zbulohet identiteti i saj por thuhet se Altin Dardha e vrau pasi mbante në bark fëmijën e një armiku të tij.

“Këtu janë vrarë njerëz pa emër, ose pse kalon kjo grua shtatzënë” u shpreh Hasan Ahmetaj, Arkivë Shkurt 99. Shumë pranë vendit ku u vra 19-vjeçarja, ndodhet edhe memoriali i Kujtim Agalliut. Sipas dëshmitarëve, ai u vra vetëm se iu lut bandës të mos i binin më qafë vajzës. Policia, nuk bëhej fjalë të ndërhynte në ato kohë.

“Gjatë atyre viteve janë vrarë shumë, madje kemi bërë veprime ku janë gjetur të djegur pas 97-ës, njerëz të djegur e masakruar nga këto banda” u shpreh Lefter Maliqi, Ish-Shef Krimesh në Berat.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu