Vrasje shokuese! Shqiptari qëllohet me armë në kokë teksa pinte kafe në Bruksel (EMRI)

0

Një 44-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në oborrin e një kafeneje me pronarë shqiptarë mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:30 në Bruksel.

Lajmi është konfirmuar nga policia Bruksel-Veri, ndërsa viktima është identifikuar si shqiptari Agustin Kaza.

“Policia Bruksel-Veri u thirr për të shtëna në tarracën e një kafeneje, në rrugën Joseph Brand në Schaerbeek, të dielën më 28 prill rreth orës 22:30”, thuhet në njoftim.

Policia në Bruksel thotë se shënjestra ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

“Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, gjetën një burrë që vuante nga një plagë me armë zjarri. Viktima ishte në rrezik për jetën”, njofton policia.

Një burrë me kapuç shihet në kamera duke ecur drejt lokalit, ka kaluar para viktimës, është kthyer dhe më pas ka qëlluar katër herë, duke përfshirë dy herë në kokë.

Viktima ndodhet në gjendje kritike për jetën, njoftoi prokuroria e Brukselit përmes një komunikate për media.

“Prokuroria publike e Brukselit ia ka referuar një gjyqtari hetues akuzën për atentat në tentativë.

Në vendngjarje ka dalë gjyqtari hetues i shoqëruar nga zëvendësprokurori i Mbretit në detyrë dhe laboratori i policisë gjyqësore federale në Bruksel.

Hetimi, i cili iu besua seksionit të vrasjeve të policisë gjyqësore federale në Bruksel, është në vazhdim, me qëllim përcaktimin e rrethanave të sakta të këtyre fakteve, kontekstin e tyre dhe kapjen e autorit(ve)”, njoftoi Brukseli prokurorisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu