Vrau 3 gra, e plagosi 3 të tjera, kapet pas 4 orësh Dan Hutra

0

Pas disa orësh në arrati, është arrestuar Dan Hutra, autor i vrasjes së 3 grave në kryeqytet dhe plagosjen e 3 të tjerave.

Mësohet se Hutra është arrestuar te Lendgilli i Sharrës .Ai ka pasur me vete edhe armën më të cilin kreu krimin, e cila është sekuestruar.

Kujtojmë se Hutra është autori i vrasjes së 3 personave, dhe plagosjen e 3 të tjerëve. Ai plagosi fillimisht ish partneren e tij 40-vjeçare në Astir pasi i kishte kërkuar asaj para borxh. Nga aty ai shkoi në Paskuqan, ku kreu masakër në shtëpinë e ish-bashkëjetueses së tij. duke e lënë këtë të fundit të plagosur bashkë me të ëmën, ndërkohë që vrau motrën e saj dhe kunatën.

Dora e krimit ndaj ish-partnereve u zhvendos më pas në Kamëz ku dyshohet se vrau një 31-vjeçare, me të cilën kishte pasur lidhje disa vite më parë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu