Vrau Alma Qevanin, Gjykata Elbasan dënon me burg përjetë Tefik Tashin

0

Tefik Tashi, i cili ekzekutoi në mënyrë makabre me sëpatë motrën e bashkëshortes, u dënua me burgim të përjetshëm.

59-vjeçari u shpall fajtor për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Viktima ishte 44-vjeçarja Alma Qevani, motra e bashkëshortes së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në 17 maj 2023 në fshatin Kusarth, ku ajo u godit për vdekje nga kunati, i cili jetonte në shtëpinë e familjarëve të bashkëshortes.

Konflikti mes tyre nisi kur viktima e ofendoi me fjalën “kollovar”, pasi jetonte në shtëpinë e gruas së tij. Më pas, sikurse u raportua viktima nuk i bëri drekën dhe 55-vjeçari e ekzekutoi me sëpatë.
“E vrava se s’më beri drekën. Vjehrra dhe kunata më ofenduan.

Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë”, deklaroi në polici pas ngjarjes autori.

Më pas, ai nuk shfaqi asnjë shenjë pendese, madje u shpreh i bindur se kishte bërë gjënë e duhur.

58-vjeçari u kap nga policia në fshatin Bradashesh, teksa ishte me një sëpatë në dorë dhe me duart me gjak, teksa po ecte me vrap.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu