Vrau burrin se i solli grua tjetër në shtëpi/ Rrëfimi i gruas shqiptare: Familja ime u shkatërrua plotësisht

0

 

Ditën e sotme, Lule Doçi ka treguar historinë e dhimbshme dhe shokuese të jetës së saj. Kjo e fundit e ftuar në emisionin e njohur për “dërgimin e mesazheve” tha se kishte mbetur shtatzënë kur ishte 16-vjeçe dhe më pas është larguar nga familja e saj për shkak të mentalitetit, ndërsa fëmijën pas lindjes e la tek shtëpia e fëmijës. Ajo jetoi me burrin për një vit, por gjërat nuk shkuan mirë. Më pas ajo njohu Vladimirin dhe u martua me të, por pasi i tregoi historinë e saj për fëmijën e lënë në jetimore bashkëshorti filloi ta keqtrajtonte, duke ushtruar dhunë mbi të dhe e ofenduar. Lule Doçi shtoi gjithashtu se në kushte depresioni e shtyrë edhe nga fakti se ai më pas e nxori nga shtëpia bashkë me fëmijët dhe madje solli dhe një grua tjetër në shtëpi me të cilën i tha se do martohej, Doçi vrau bashkëshortin.

Më konkretisht, Doçi tha se:

Momentet e fundit që kam folur me të kanë qenë, “ti duhet të dalësh nga shtëpia, unë kam sjellë një nuse tjetër, do ta sjell këtu, ti merr kalamajtë dhe shko nga të duash”. Ka ardhur me një vajzë në shtëpi, më ka paralajmëruar disa herë më përpara, duke thënë dil përndryshe do të vras. Nuk di si të ta shpjegoj, por unë kisha dalë jashtë funksionit si njeri, nuk e komandoja më veten. Djalin e madh e kisha në Greqi, 3 fëmijët e tjerë i kisha në shtëpi. Ata thoshin mos u mërzit, jemi bashkë, edhe po të na nxjerrë jetojmë prapë bashkë, sepse na ka nxjerrë dhe jashtë në dimër dhe në verë dhe ndodhi ajo që ndodhi. Me gjysmë shpirti kam dalë jashtë dhe kam lajmëruar policinë, ka ardhur fugoni i policisë më ka marrë, pastaj fëmijët ngelën rrugëve. Familja ime u shkatërrua plotësisht, jam munduar me çdo forcë e mundësi që të mbaj familjen sepse nuk kisha rrugë tjetër. Më ka dënuar Gjykata e Burrelit 10 vjet, kam arritur të bëj vetëm 4 vite.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu