Vrau dy motrat, Prokuroria kërkon burg përjetë për Përparim Ademin

0

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burg përjetë për Përparim Ademin, 50-vjeçarin i cili vrau dy motrat më 31 dhjetor 2020 në zonën e Astirit.

SI NDODHI NGJARJA E RËNDË?

Ngjarja e rëndë tronditi Shqipërinë më 31 dhjetor 2020. Përparim Ademi vrau me armë zjarri dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani në banesën e tyre në Astir, në sytë e Anxhelos, djalit 14-vjeçar të Zhanetës.

Dje, familjarët e viktimave treguan se Zhaneta dhe Krishtina kanë bërë fëmijë me Përparimin dhe i kanë shitur në Selanik. Vëllai dhe motra tjetër e dy viktimave treguan për dhunën që Ademi kishte ushtruar mbi ta për vite me radhë. Ndërsa e shoqja e Përparimit, Vjollca i ka hedhur poshtë akuzat dhe sqaron se familja e viktimave do të marrë vilën e tyre, dhe për këtë shkak ngre akuza të pabazuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu